2017-07-19 10:25:22 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Autoritetet komunale të Pekinit ka njoftuar planet për të mos përdorur më qymyr brenda vitit 2020. Ky hap është një pjesë e veprimeve për të frenuar ndotjen e ajrit në mbarë kryeqytetin.
Zyrtarë thanë se synojnë që të nxitin ndalimin e përdorimit të qymyrit në të gjithë rajonin qendror dhe jugor të Pekinit para fund të këtij viti.
Në vend të qymyrit, do të përdoret gazi dhe energjia elektrike si burime të ngrohjes qendrore. Gjithashtu janë nxjerrë jashtë territorit të Pekinit shumica e fabrikave që përdorin qymyrin si lëndë djegëse, pasi konsideroheshin si ndotësit kryesorë të ajrit. (Leftion Peristeri)