Izraeli miraton projektligjin për kontrollin ndaj Jeruzalemit

2017-07-17 19:41:12 CRI Komenti juaj Printoni

Izraeli miratoi një projektligj për forcimin e kontrollit në mbarë

Jeruzalemin, duke e bërë më të vështirë për çdo udhëheqës izraelit t'u dorëzojë pjesë të qytetit palestinezëve gjatë negociatave të ardhshme të paqes.

Projektligji thekson se heqja dorë nga sovraniteti i Izraelit ndaj çdo pjese të Jeruzalemit duhet të marrë miratimin e tre të katërtave të anëtarëve të parlamentit izraelit.

Ndërkohë, Izraeli ka rihapur xhaminë e Jeruzalemit al-Aqsa pas të shtënave vdekjeprurëse.

Tre persona të armatosur hapën zjarr ndaj dy policëve izraelitë të premten dhe më pas u qëlluan për vdekje nga forcat e sigurisë.

Ky ishte një nga sulmet më të rëndë në këtë zonë ndër vite.

Më 5 qershor 1967, nisi një luftë gjatë së cilës ndryshoi edhe harta e Lindjes së Mesme. Izraeli arriti të pushtojë Jeruzalemin lindor dhe Bregun Perëndimor. Pas këtyre luftrave, Izraeli zgjeroi territorin e tij në pothuajse dyfish.

Sovraniteti ndaj Jeruzalemit është një nga çështjet kryesore që pengojnë procesin e paqes Izrael-Palestinë. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore