Vëllai i presidentit iranian arrestohet për krime financiare

2017-07-17 10:16:50 CRI Komenti juaj Printoni

Vëllai dhe këshilltari i posaçëm i presidentit iranian, Hassan Rohani u ndalua për krime financiare, njoftoi të dielën një zëdhënës i drejtësisë .

Hossein Fereydoun si dhe persona të tjerë të lidhur me të janë marrë në pyetje disa herë. Ndaj tij është vendosur një gjobë dhe meqenëse ai nuk mundi ta paguajë, është burgosur", deklaroi zëdhënësi, Gholamhossein Mohseni-Ejeie.

"Nëse ai e paguan gjobën, do të lirohet, por hetimi do të vazhdojë," theksoi ai.

Emri i vëllait të presidentit është cituar prej më shumë se një viti në shumë afera korruptive, kryesisht në krime bankare.

Para një viti, prokurori i përgjithshëm, Nasser Seraj kishte pohuar se Fereydoun kishte bërë presion që të emërohej në krye të bankës Refah një prej të afërmve të tij, Ali Sedghi, i cili është akuzuar për shumë shkelje financiare.

Konservatorët kanë kërkuar disa herë arrestimin e Hossein Fereydoun për korrupsion.

Muajt e fundit, presidenti Rohani dhe krerët e pushtetit gjyqësor të kontrolluar nga konservatorët, nuk kanë reshtur se sulmuari njëri-tjetrin. (ATSH/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore