Irani dhe BE-ja shpallin projektin e bashkëpunimit mbi sigurinë bërthemore

2017-07-17 09:57:53 CRI Komenti juaj Printoni

Media iraniane bëri të ditur të shtunën se ditët e fundit Irani dhe BE-ja kanë shpallur një projekt bashkëpunimi për sigurinë bërthamore.

Vendimi u njoftua nga kryetari i Organizatës së Sigurisë Bërthamore të Iranit Ali Akbar Salehi dhe kreu i Njësisë së Sigurisë Bërthamore të BE-së Olivier Luycx. Projekti do të ketë një vlerë 2.85 milionë dollarë. Ai është një pjesë e programit të bashkëpunimit të nënshkruar nga të dy palët në vitin 2016, me një vlerë të përgjithshme 5.7 milionë dollarë, që synon forcimin e kapaciteteve të sigurisë bërthamore të Iranit, përfshirë ndërtimin e qendrës së sigurisë bërthamore.

Sipas marrëveshjes, BE-ja do ta ndihmojë Iranin në hartimin e një kornize rregullash mbi teknologjinë bërthamore dhe do të mbështetë pjesëmarrjen e këtij vendi në një varg konferencash ndërkombëtare për teknologjinë bërthamore.

Mrekulli
Lajmet Kryesore