Presidenti turk përshëndet fitoren ndaj përpjekjes së dështuar të grushtit ushtarak

2017-07-17 09:35:40 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan përshëndeti fitoren për mposhtjen e grushtit të dështuar ushtarak të vitit të kaluar.

Duke iu drejtuar turmave në një ceremoni në njëvjetorin e parë të përpjekjes së dështuar për grusht shteti, presidenti tha se puçistët nuk do të ketë sukses.

"Ju (pjesëmarrës të grushtit të shtetit) nuk do të jeni në gjendje të përçani kombin tonë. Ju nuk do të jeni në gjendje për të rrëzuar flamurin tonë. Ju nuk do të jeni në gjendje për t'i ndarë tokat tona. Ju nuk do të jeni në gjendje për t'a marrë shtetin tonë."

Erdogan ritheksoi se do të miratojë çdo legjislacion që do të kalojë në parlament për të rivendosur dënimin me vdekje.

Por ekspertët thonë se tonat e ashpra të Erdoganit, tregojnë se gjendja politike nuk është e qetë. Zan Tao nga Departamenti i Historisë i Universitetit të Pekinit, tha se deklaratat e presidentit tregojnë se qeveria nuk ndihet ende e qetë nga tensioni politik.

"Ndërsa Erdogan paraqitet ende i shqetësuar për gjendjen e brendshme, ai zotohet për të goditur të gjithë ata që i dyshon si pjesëmarrës dhe organizatorë të grushtit të dështuar ushtarak."

Këshilli i Sigurimit Kombëtar i Turqisë do të diskutojë të hënën zgjatjen e gjendjes aktuale të emergjencës, e shpallur pas grushtit të shtetit.

Erdogan ka inauguruar edhe një monument në Ankara, për të nderuar të gjithë ata që u vranë në rezistencën ndaj përpjekjes për grusht shteti.

Përpjekja e dështuar e grushtit të shtetit, që filloi më 15 korrik të vitit të kaluar, shkaktoi mbi 200 të vdekur dhe mbi 2200 të plagosur.

Qeveria turke e ka shpallur 15 korrikun "Ditën Kombëtare të Demokracisë dhe Bashkim Kombëtar". (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore