Kinë, masa për të forcuar rregullimin financiar

2017-07-17 09:34:30 CRI Komenti juaj Printoni

Ditët e fundit u zhvillua në Pekin Konferenca e Çështjeve Financiare. Pjesëmarrësit në këtë konferencë ndër të tjera përshëndetën krijimin e komisionit për mbikëqyrjen e zhvillimit dhe qëndrueshmërisë financiare.

Ekspertët janë të mendimit se ky veprim do të ndihmojë për të rritur autoritetin dhe efektivitetin e rregullimit financiar.

Zëvendësdrejtori i Zyrës së Kërkimeve në Këshillin e Shtetit Han Wenxiu thotë:

"Krijimi i komisionit të ri për të unifikuar reformën financiare, zhvillimin dhe rregullimin, dhe për të bashkërenduar politikat monetare, fiskale dhe industriale, natyrisht që do të rritë autoritetin dhe efikasitetin e rregullimit dhe të bashkërendimit financiar."

Han Wenxiu theksoi më tej se komisioni i ri do të rregullojë mangësitë që kanë shfrytëzuar disa nga të ashtuquajturat "banka hije" dhe do të mbulojë plotësisht edhe hapësirat e parregulluara më parë:

"Një nga problemet më të dukshme që po has sektori financiar është rregullimi i pakoordinuar, duke lënë disa zbrazëti ku kanë ekzistuar produkte shumë të ndërlikuara financiare, duke çuar në rreziqe financiare. Kjo është arsyeja pse duhet forcuar bashkërendimi në çështjen e rregulloreve, për të rregulluar efektivisht disa produkte financiare të ndërlikuara, përfshirë edhe 'bankat hije'. "

Në konferencë u diskutua gjithashtu lidhur me rolin e bankës qendrore, duke shprehur mendimin se Banka Popullore e Kinës duhet të luajë një rol më efektiv përmes mbikëqyrjes më të plotë.

Presidenti Xi Jinping theksoi se bankës qendrore duhet t'i jepet më shumë një rol lidhur me hartimin e politikave makroekonomike dhe kontrollin e rreziqeve sistemore.

Mrekulli
Lajmet Kryesore