Ambasadorja Jiang Yu takohet studiues dhe gazetarë shqiptarë

2017-07-14 10:37:38 CRI Komenti juaj Printoni

Ambasadorja e Kinës në Shqipëri Jiang Yu u takua të mërkurën, me drejtorin e Institutit e Studimeve Ndërkombëtare të Shqipërisë Albert Rakipi dhe kryeredaktoren e gazetës "Tirana Times" Jerina Zaloshnja . Dy palët shkëmbyen mendime për forcimin e mëtejshëm të shkëmbimeve e njohjes me njëri-tjetrin.

Duke folur për marrëdhëniet kino-europiane dhe bashkëpunimin "16+1", ambasadorja Jiang Yu u shpreh se marrëdhëniet kino-europiane janë një nga marrëdhëniet më të rëndësishme dypalëshe në botë. "Kina dhe Europa janë njëlloj përfituesit dhe mbrojtësit e globalizimit ekonomik e të tregtisë së lirë. Ambasadorja e quajti nismën "Një brez, një rrugë", produkt që nxit gjallërimin e zhvillimit rajonal e global.

Ambasadorja Jiang tha se tani kontributi i Kinës për rritjen e ekonomisë botërore ka kaluar 30% dhe shtoi se vendi ka aftësi e besim ta ruajë rritjen e shpejtë ekonomike.

Bashkëpunimi "16+1" është pjesë e rëndësishme përbërëse e marrëdhënieve kino-europiane, që favorizon zhvillimin e barabartë europian dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, theksoi Jiang.

Gjatë pesë vjetëve, bashkëpunimi "16+1" është bërë një platformë efikase në nxitje të zhvillimit të gjithanshëm të marrëdhënieve midis Kinës e 16 vendeve të Europës Lindore e Qendrore, theksoi ambasadorja.

Ambasadorja Jiang u shpreh se të gjitha vendet kanë të drejtë të zgjidhin partnerët e bashkëpunimit dhe modelin e bashkëpunimit. "Nën frymën e nismës "Një brez, një rrugë", vitet e fundit marrëdhëniet kino-shqiptare patën zhvillim të dukshëm, me vizita reciproke midis udhëheqësve të të dy vendeve. Kina u bë një nga burimet kryesore të investimeve në Shqipëri dhe tani pala kineze po nxit lidhjen e bashkëpunimit kino-shqiptar me nisma dhe projektet e BE-së. Duhet të punojmë me efikasitet për bashkëpunimin trepalësh kino-shqiptar-europian," theksoi ambasadorja.

Duke folur për menaxhimin e investimeve kineze në Shqipëri, ambasadorja Jiang u shpreh se qeveria u kërkon vazhdimisht ndërmarrjeve që investojnë jashtë vendit që të zbatojnë me seriozitet përgjegjësitë shoqërore.

"Prej vitesh, ndërmarrjet kineze në Shqipëri zbatojnë me korrektësi ligjin dhe rregullat dhe punojnë që të integrohen automatikisht në zhvillim ekonomik shoqëror vendës. Ndërmarrjet kanë zhvilluar marrëdhëniet e mira të bashkëpunimi dhe po japin kontribut të vazhdueshëm për shtimin e të ardhurave tatimore dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së popullit nëpërmjet bashkëpunimit me leverdi reciproke."

Jiang tha gjithashtu se opinioni publik është busulla që gjykon mjedisin e investimeve të një vendi. Ajo e quajti mjedisin e investimeve në Shqipëri miqësor dhe në favor të zhvillimit normal të bashkëpunimit dypalësh kino-shqiptar.

"Ndërmarrjet kineze dëshirojnë të krijojnë marrëdhënie aktive dhe efikase me median shqiptare, nëpërmjet shkëmbimeve dypalëshe dhe krijimin e një mjedisi të favorshëm shoqëror dhe të opinionit publik për të nxitur bashkëpunim ekonomik tregtar kino-shqiptar," përfundoi ambasadorja.(Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore