Zv./ministri i Jashtëm i Kinës Wang Chao takon homologun shqiptar

2017-07-14 10:02:57 CRI Komenti juaj Printoni

Zv./ministri i Jashtëm kinez Wang Chao u takua më 10 korrik në Pekin me homologun e tij shqiptar Halil Hyseni, që erdhi në Kinë për të marrë pjesë në takimin e 9-t të koordinuesve të nismës së bashkëpunimit midis Kinës dhe të vendeve të Europës Lindore e Qendrore.

Të dy zyrtarët shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet kino-shqiptare, ndërtimin e nismës "Një brez, një rrugë", bashkëpunimin midis Kinës e vendeve të Europës Lindore e Qendrore dhe për probleme të tjera me interes të përbashkët. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore