Iraku shpall fitoren ndaj IS-it dhe rimerr plotësisht Mosulin

2017-07-10 09:52:35 CRI Komenti juaj Printoni

 

Autoritetet e Irakut shpallën fitoren ndaj Shtetit Islamik pas marrjes së plotë të kontrollit të Mosulit.

Të dielën, forcat speciale të Irakut ngritën flamurin kombëtar në bregun e lumit Tigër.

"Ne e kemi luftuar këtë grup terrorist për tre vjet e gjysmë. Janë pastruar me qindra qytete dhe fshatra. Filluam nga Baji, më pas Tikritin dhe shkuam në Ramadi dhe Fallujah. Dhe tani ndodhemi në Mosul, pjesa lindore u çlirua dhe mbeti vetëm një pjesë e vogël e qytetit të vjetër. Tani forcat speciale të Irakut kanë mbërritur në brigjet e lumit Tigër," thotë ky gjeneral i forcave speciale të Irakut.

Kryeministri i Irakut Haidar Al-Abadi mbërriti menjëherë në Mosul për të uruar ushtrinë për fitoren. Banorët u shprehën të lumtur për vizitën e kryeministrit dhe fitoren ndaj IS-it, ndërsa theksojnë se qyteti duhet të rindërtohet sa më parë që të jetë e mundur.

"Tani ne kërkojmë rindërtimin e qytetit dhe shërbimet. Kontraktuesit duhet të vijnë në Mosul të ofrojnë shërbime dhe të punësojnë njerëzit. Kjo është ajo që duam, riparim dhe rindërtimin e qytetit."

Mosuli u pushtua nga forcat e ISIS në qershor të vitit 2014. Forcat e Irakut, të mbështetura nga ajri nga ushtria amerikane luftuan që nga tetori i kaluar për të rimarrë Mosulin.

Beteja ka shkatërruar shumë ndërtesa, janë vrarë me qindra civilë dhe rreth një milion njerëz janë shpërngulur. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore