Presidenti kinez Xi Jinping drejton takimin e liderëve të BRICS-it

2017-07-08 10:09:57 CRI Komenti juaj Printoni

Të premten, në Hamburg të Gjermanisë, presidenti i Kinës Xi Jinping drejtoi një takim jozyrtar të liderëve të vendeve të BRICS-it, ku morën pjesë edhe presidenti i Afrikës së Jugut Jacob Zuma, presidenti i Brazilit Michel Temer, ai i Rusisë Vladimir Putin dhe kryeministri i Indisë Narendra Modi.

Në fjalimin e vet në këtë takim, Xi Jinping vuri në dukje se perspektiva e zhvillimit të vendeve të BRICS-it është inkurajuese, por ndodhet edhe përpara disa sfidave të cilat vendet e BRICS-it duhet t'i përballojnë në mënyrë të përshtatshme. Presidenti Xi tha se samiti i G20-s zhvillohet në një moment kyç të rregullimeve të thella në situatën politike dhe ekonomike në botë. Vendet e BRICS-it janë anëtare të rëndësishme të G20-s dhe duhet të japin sinjalin pozitiv që vendet e G20-s përpiqen për shtimin e partneritetit, ekonominë e hapur botërore, stabilizimin dhe nxitjen e rritjes së ekonomisë globale.

Xi paraqiti një propozim prej katër pikash: "Së pari, duhet të krijojmë me vendosmëri një ekonomi të hapur botërore dhe të ruajmë sistemin e tregtisë shumëpalësh, për të nxitur ekonominë botërore të zhvillohet drejt hapjes, gjithëpërfshirjes dhe përfitimeve të ndërsjella. Së dyti, duhet të zbatojmë me vendosmëri multipolarizimin, të inkurajojmë bashkë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve e konflikteve me mjete politike e paqësore dhe të nxisim komunitetin ndërkombëtar ta përdorë OKB-në si një mekanizëm shumëpalësh, për të përballuar sfidat e ndryshme globale. Së treti, duhet të forcojmë me vendosmëri qeverisjen globale, për të konsoliduar statusin e G20-s si forumi kryesor për bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar dhe për të konkretizuar konsensusin e samitit të Hangzhou-t dhe të samiteve të mëparshme. Së katërti, duhet të inkurajojmë me vendosmëri zhvillimin e përbashkët, të nxisim planin e veprimit të samitit të Hangzhou-t për zhvillimin e vazhdueshëm 2030, si edhe propozimin për mbështetjen e vendeve afrikane dhe vendever më të prapambetura, për t'i ndihmuar këto vende të shtojnë aftësinë e zhvillimit dhe të realizojnë zhvillimin kapërcyes."

Xi theksoi gjithashtu që pas dy muajsh në Xiamen të Kinës Juglindore do të zhvillohet samiti i liderëve të BRICS-it. "Unë shpresoj që të gjithë palët do të përpiqen për të arritur rezultate të shumta, për t'i dhënë gjallëri të re bashkëpunimit të BRICS-it dhe për të ndihmuar më tej në rritjen ekonmike botërore," tha presidenti Xi Jinping.(Jiang Lei)

Mrekulli