3 marka kineze celularësh kandidate për 5 smartfonët më të mirë

2017-07-03 10:27:09 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas të dhënave të Institutit të vëzhgimit të tregut IDC, në tremujorin e parë të këtij viti markat kineze të smartfonëve Huawei, OPPO dhe VIVO zënë përkatësisht 20.0%, 18.2% dhe 14.1% të tregut, ndërsa në përgjithësi smartfonët kinezë radhiten në vendin e tretë në tregun vendës, të ndjekur nga Iphone në vendin e katërt me 9.2%. Në vitin 2012, markat kineze të smartfonëve ishin shumë prapa atyre Samsung dhe Iphone, që renditeshin në vendin e parë dhe të tretë.

Mësohet se në tremujorin e parë të këtij viti Huawei, OPPO dhe VIVO ndjekin markat Samsung dhe Iphone, dhe janë kandidate për 5 vendet e para të shitjes në tregun botëror të smartfonëve. 5 vjet më parë, asnjë markë kineze e smartfonëve nuk ishte kandidate për 5 vendet e para të klasifikimit në tregun e shitjeve.

Në një periudhë 5 vjeçare, smartfonët kinezë jo vetëm janë më të pëlqyer nga të huajt, por gëzojnë dhe vlerësimin e tregut global.

Mrekulli
Lajmet Kryesore