2017-07-01 09:35:36 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Xi Jinping rithekson zbatimin e parimit 'një shtet, dy sisteme'
Presidenti Xi Jinping tha se qeveria qendrore e Kinës mbetet e angazhuar për zbatimin e parimit "një shtet, dy sisteme" për qeverisjen e Hong Kongut.
"Ne do të zbatojmë pa rezerva politikën "një shtet, dy sisteme" dhe do të garantojmë që ajo do të zbatohet plotësisht edhe në Hong Kong pa u shtrembëruar," tha presidenti.
Ai shtoi se autoritetet qendrore do të bëjë çdo gjë për të mbështetur dhe zbatuar parimin "një shtet, dy sisteme" në mënyrë që ai të përmbushë interesat e popullit të Hong Kongut, t'u përgjigjet nevojave të ruajtjes së prosperitetit dhe të stabilitetit, t'u shërbejë interesave themelore të kombit dhe të përmbushë aspiratat e përbashkëta të të gjithëve kinezëve.
Xi i bëri komentet përpara inaugurimit të qeverisë së re të Hong Kongut, gjatë një ceremonie solemne me rastin e 20 vjetorit të kthimit të sovranitetit të rajonit, Kinës.
Gjatë një takimi me udhëheqësit vendorë të Hong Kongut, Xi Jinping-u përshëndeti suksesin e parimit "një shtet, dy sisteme", ndërsa nënvizoi se sfidat e reja duhet të adresohen duke shkuar përpara.
Xi Jinping, i cili është gjithashtu kryetari i Komisionit Qendror Ushtarak, inspektoi garnizonin e Ushtrisë Çlirimtare Popullore në Hong Kong. (Leftion Peristeri)