Guvernatori i Bankës Evropiane të Investimeve, optimist për bashkëpunimin me BAII

2017-06-29 17:49:23 CRI Komenti juaj Printoni

Guvernatori i Bankës Evropiane të Investimeve (BEI) Werner Hoyer tha të martën se Banka Aziatike të Investimeve Infrastrukturore (BAII) dhe banka e tij janë të ngjashme në konceptin e administrimit dhe mënyrën e shërbimeve, duke u treguar besimplotë për shtimin e bashkëpunimit midis dy palëve.

Në një konferencë shtypi për gazetarët e akredituar në BE, Hoyer vlerësoi nismën "Një Brez Një Rrugë" të paraqitur nga Kina. "Nisma e Kinës 'Një Brez Një Rrugë' është për ndërlidhshmërinë në mënyrë të ndryshme dhe për dhënien e projektit të globalizimit për BE-në dhe për vende të tjera të botës. Kjo nismë do të ndryshojë mënyrën e bashkëpunimit ndërkombëtar, pra jemi entuziastë të marrim pjesë në të."

Banka Evropiane e Investimeve ka ruajtur bashkëpunim të ngushtë me Kinën dhe qysh nga viti 1995,ka bërë investime të vazhdueshme në Kinë. Këtë vit objektivi i saj i investimeve në Kinë është 500 milionë euro, kryesisht në objekte që kanë lidhje me përballimin e ndryshimit të klimës, si objekte të silvikulturës, të efektivitetit të energjisë, të mbrojtjes së mjedisit etj. Gjatë Samitit të Forumit të Bashkëpunimit ndërkombëtar për "Një Brez Një Rrugë", që u zhvillua në Kinë më 14 maj të këtij viti, Ministria e Financave e Kinës dhe 6 institucionet e zhvillimit shumëpalësh, përfshirë Bankën Evropiane të Investimeve, nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit mbi bashkëpunimin përkatës në kornizën e nismës "Një Brez Një Rrugë". Më vonë, BEI-ja bëri një deklaratë në përkrahje të nismës kineze "Një Brez Një Rrugë".

Hoyer tha se Banka Evropiane e Investimeve është e gatshme të bashkëpunojë me Kinën në objekte konkrete, ndërsa baza e këtyre objekteve është bashkëpunimi i ngushtë midis BEI-së dhe BAII-së. Ai kujtoi se qysh nga krijimi i BAII-së, BEI-ja ka luajtur rol pozitiv për nxitjen e vendeve evropiane të merrnin pjesë në BAII. Ai theksoi: "BAII-ja ka të njëjtin koncept të adminstrimit me BEI-n, kjo është shumë e rëndësishme për bashkëpunimin dypalësh. Edhe standardi i huadhënies është pothuajse i njëjtë, duke përfshirë standardin në mjedis dhe shoqëri etj. Ky unanimitet do t'i sigurojë dy palët të zbatojnë bashkërisht objektet e reja. Pra, jam optimist për bashkëpunimin e ngushtë me BAII-në dhe guvernatorin e saj."

Mësohet se fill pas krijimit të BAII-së, BEI-ja nisi marrëdhëniet e bashkëpunimit me të, duke përfshirë përfitimin e përbashkët të informacioneve teknike dhe financiare. Gjatë vizitës së drejtuesit të kësaj banke në Kinë në vitin 2016, dy institucionet ndërkombëtare nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit të bashkëpunimit, që të zgjerojnë bashkëpunimin, përkrahin investimet ndaj objekteve me rëndësi strategjike, të kërkojnë objektet me financimin e përbashkët dhe të forcojnë bashkëpunimin në vendet ku të dyja palët kanë objekte.

Banka Evropiane e Investimeve është bankë me financim të përbashkët të vendeve anëtare të BE-së. Ajo u krijua në janar të vitit 1958 me seli në Luksemburg. BEI është institucioni huadhënës afatgjatë i BE-së dhe gjithashtu banka publike ndërkombëtare me përmasën më të madhe në botë. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore