Kina kontinentale-Hong Kong, nënshkruhen dy shtesa të Marrëveshjes (CEPA)

2017-06-29 09:43:47 CRI Komenti juaj Printoni

Qeverisja qendrore e Kinës dhe qeverisja e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut nënshkruan dy shtesa të Marrëveshjes së Partneritetit të Ngushtë Ekonomik midis Kinës Kontinentale dhe Hong Kongut (CEPA), me synim promovimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar.

Zyrtarët thanë se dy shtesat nuk do të sjellin përfitime vetëm në industri dhe tregti, financë dhe turizëm, por gjithashtu do të mundësojnë që sektori i shërbimeve i Rajonit të Posaçëm Administrativ i Hong Kongut të ketë akses në tregun e pjesës kontinentale.

Marrëveshja për Investime dhe Marrëveshja për Bashkëpunim Ekonomik dhe Teknik pritet të mbështesin dhe pjesmarrjen e Hong Kongut në hapjen e dyanëshme të vendit dhe nismën "Një brez, një rrugë". (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore