OKB, 27 qershori: Dita e parë botërore e ndërmarrjeve të vogla, të mesme dhe mikro

2017-06-28 10:16:03 CRI Komenti juaj Printoni

Kombet e Bashkuara e shpallën 27 qershorin si Ditën e Ndërmarrjeve të Vogla e të Mesme. Sipas organizatës, kjo do të shërbejë për njohjen e mëtejshme të kontributit të njerëzve për zhvillimin e vazhdueshëm. Ndërkohë u bë thirrje që të zgjidhet problemi i financimit të këtyre ndërmarrjeve.

Ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe mikro janë burim ardhurash dhe krijojnë vende punësimi me përmasa të mëdha anembanë botës, duke luajtur një rol të rëndësishëm për reduktimin e varfërisë dhe nxisin zhvillimin.

Sipas të dhënave të Këshillit Ndërkombëtar të ndërmarrje të vogla, të mesme dhe mikro, ato zënë afro 90% të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve dhe ofrojnë 60%-70% vendeve të punës, si dhe kontribuojnë me 50% të GDP-së.

Pavarësisht se krijojnë vende të shumta punësimi, këto lloj ndërmarrjen ndeshen me shumë sfida, ku ndër to financimi është një pengesë kryesore. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, 200 deri në 245 milionë ndërmarrje nuk kanë marrë mundësi kreditimi dhe ndeshen me vështirësi financimi. Ndër to, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme zënë mbi 90%. (Fang Xiaoyu/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore