Shtëpia e Bardhë prezanton projektligjin për mbrojtjen 696 mld USD

2017-06-27 10:11:01 CRI Komenti juaj Printoni

Komiteti i Shërbimeve të Armatosura prezantoi një projektligj për mbrojtjen në shifrën e 696.5 miliardë dollarëve.

Kjo shumë është 28.5 miliardë dollarë më e lartë se shuma e kërkuar më parë nga presidenti Donald Trump, i cili ka kërkuar të rriten shpenzimet ushtarake.

Versioni i këtij paneli i Aktit të Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare përfshin një fond lufte prej 75 miliardë dollarësh amerikanë të njohur si Llogaria e Operacioneve të Kontigjencës jashtë vendit.

Sipas projektligji i ri ushtria amerikane do të shtohet me 17 mijë ushtarë amerikanë, një numër më i lartë se kërkesa e Trump-it për buxhetin.

Presidenti amerikan, Donald Trump premtoi në shkurt një ushtri më të madhe, më të efektshme dhe më të fortë duke shpresuar se nuk do ta përdorë asnjëherë.(Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore