2017-06-25 12:06:42 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Treni i shpejtësisë së lartë me standard kinez "Fuxing", që do të thotë "rilindje", i prodhuar nga Kompania e Përgjithshme e Hekurudhave të Kinës, ka pronësi të pavarur intelektuale, duke shënuar nivel të përparuar botëror.
Titulli i tij u shpall të dielën në Pekin nga menaxheri i përgjithshëm i Kompanisë, Lu Dongfu.
Hekurudha kineze ka një traditë të njohur përsa i përket emërtimit të trenave, që lidhet ngushtë me karakteristikat historike, si "Jiefang" (çlirim), "Jianshe" (ndërtim), "Dongfeng" (era e lindjes), "Shaoshan" (emri i një mali në vendlindjen e kryetarit Mao Ce Dun) dhe "Hexie" (harmoni).
Treni i shpejtësisë së lartë "Fuxing" do të vihet në funksionim për herë të parë më 26 qershor në linjën e hekurudhës me shpejtësi të lartë Pekin-Shangai. (Wang Lei/ Eda Merepeza)