2017-06-25 10:20:55 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Presidenti i Kinës Xi Jinping bëri thirrje për ngritjen në mënyrë komplekse të aftësisë së vendit në lëshimin dhe eksperimentimin e raketave.
Xi, njëherësh sekretar i përgjiththëm i KQ të PK të Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, e bëri deklaratën ditët e fundit gjatë inspektimit të një njësie të forcës kozmike, në Provincën Shanxi të Kinës Veriperëndimore, e cila u krijua në vitet e '60-të të shekullit të kaluar si shesh për eksperimentet e mbrojtjes kombëtare.
Xi vlerësoi përpjekjet e oficerëve dhe të stafit të bazës gjatë 50 vjetëve të kaluar. Ai theksoi gjithashtu thellimin e integrimit të ushtrisë me popullsinë civile, duke shërbyer si shembull për forcat e tjera të ushtrisë kineze. (Wang Lei/ Eda Merepeza)