Varela: Vendimi për marrëdhënie diplomatike me Kinën, para zgjedhjes si president

2017-06-24 09:30:48 CRI Komenti juaj Printoni
Presidenti i Panamasë, Juan Carlos Varela ka bërë të ditur planin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Kinën, para zgjedhjes së tij. Ai e cilësoi këtë vendim si rrugë të drejtë për vendin e tij.

" Kina ka popullsinë më të madhe në botë. Është ekonomia e dytë botërore. Kina është përdoruesi i dytë kryesor i Kanalit të Panamasë dhe një furnizues i rëndësishëm i Zonës së tregtisë së Lirë në Kolon. Ne përbëjmë krahun tregtar të shumë prodhimeve kineze në Amerikën Latine, si dhe kemi një komunitet kinez në Panama. Ky është një komunitet i fortë dhe me shumë traditë", tha presidenti Varela.

Panamaja vendosi marrëdhënie diplomatike me Kinën më 12 qershor të këtij viti, pasi ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Tajvanin. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore