BE-ja zotohet të godasë përhapjen e ekstremizmit në internet

2017-06-23 17:37:13 CRI Komenti juaj Printoni

Filloi të enjten të Bruksel samiti veror i BE-së. Kryetari i Këshillit Europian Donal Tusk njoftoi se udhëheqësit e vendeve anëtare kanë arritur konsensus për forcimin e shkëmbimit të informacionit për të luftuar kundër terrorizmit në internet. Brukseli thotë se terrorizmi vazhdon të mbetet kërcënimi më i rëndë për sigurinë në Europë. Vendet anëtare të BE-së kanë rënë dakord për shkëmbimin e informacionit kufitar, për të penguar kthimin e terroristëve nga Lindja e Mesme në Europë.

Përveç këtyre, samiti i BE-së vendosi krijimin e një sistemi bashkëpunimi për çështjet e mbrojtjes dhe forcimin e punës së BE-së në këtë fushë.

Gjatë dy muajve të fundit, kryeqyteti i Britanisë së Madhe, Londra dhe Mançesteri, si dhe kryeqyteti francez e ai belg, si dhe disa qytete të tjera u sulmuan nga radikalët islamikë. Nën këtë gjendje, lufta kundër terrorizmit u bë një nga problemet më të nxehta për vendet anëtare.

Dita e parë e samitit kishte si temë kryesore probleme të sigurisë dhe çështje të mbrojtjes. Pas samitit kryetari i Këshillit Europian, Donal Tusk u shpreh se udhëheqësit ranë dakord që të forcojnë luftën ndaj terrorizmit, si dhe krijimin para fundit të këtij viti të një sistemi të ndarjes së informacionit kufitar, për të ndaluar kthimin e luftëtarëve xhihadistë nga Lindja e Mesme.

BE-ja kërkon tani që ndërmarrjet e internetit të detyrohen të ofrojnë ndihmë për të goditur terrorizmin dhe krimet në internet. Duke marrë dëshmi të vlefshme, autoritetet do të kenë më shumë mundësi për të goditur krimet e renda dhe terrorizmin, prandaj ndërmarrjet e internetit duhet të garantojnë ofrimin e të dhënave.

Në samitin e BE-së u ritheksua gjithashtu forcimi i bashkëpunimit mbi sigurinë dhe çështje të mbrojtjes të BE-së nga sulmet e jashtme, mbrojtjen e shtetasve të BE-së si dhe luajtjen e një roli më të madh për paqen dhe stabilitetin e fqinjëve dhe të zonave të tjera. Udhëheqësit e vendeve anëtare të BE-së përshëndetën gjithashtu krijimin e Fondit Europian të Mbrojtjes.

Më 19 qershor BE-ja dhe Britania e Madhe filluan bisedimet historike të Brexit dhe kjo pritet të jetë një temë të rëndësishme në këtë samit.

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk tha të enjten se ëndërron qëndrimin e Britanisë së Madhe në BE, një ëndërr që sipas tij nuk është e pamundur.

"Disa prej miqve të mi britanikë më kanë kërkuar nëse është e mundur të rikthehen pas Brexit dhe nëse mund të imagjinoja një zgjidhje sipas të cilës Britania e Madhe të qëndronte në BE," deklaroi Tusk gjatë një konference për shtyp në Bruksel.

"Unë u thashë atyre se në fakt, Bashkimi Europian është themeluar mbi ëndrra që dukeshin të pamundura për t'u realizuar, atëherë kush e di?", vazhdoi Tusk.

Më pas ai e mbylli fjalën e tij duke rimarrë fjalët e këngës "Imagine" të John Lennon: "Ju mund të thoni se jam një ëndërrimtar, por nuk jam i vetmi". (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore