Kore e Jugut, shfaqet dokumentari i parë kundër sistemit antiraketor THAAD

2017-06-23 10:15:02 CRI Komenti juaj Printoni

Të enjten nisi shfaqja zyrtare në Korenë e Jugut e dokumentarit "Efekti i fluturës blu", që është i pari dokumentar kundër sistemit antiraketor THAAD. Duke filluar nga një grup nënash që kundërshtojnë THAAD-in, regjisori koreanojugor Park Moon-chil shënon me hollësi luftën e banorëve të distriktit Seongju të provincës Gyeongsangbuk që prej korrikut 2016, kur Koreja e Jugut dhe ShBA-ja shpallën dislokimin e sistemit në këtë distrikt.

Regjisori Park i tha medias se qeveria e re koreanojugore duhet të zgjidhë shumë probleme, por problemi i THAAD-it është pa dyshim më i vështiri. "Shpresoj që nëpërmjet filmit të zgjohet vëmendja e koreanojugorëve për këtë problem, që të zhduken problemet e mbetura nga 'koha e Park Geun-hye'".

Lee Jae-myung, kryetari i bashkisë së qytetit Seongnam, që mori pjesë në zgjedhjet presidenciale të këtij viti, e ka kundërshtuar hapur dislokimin e THAAD-it. Duke e vlerësuar këtë dokumentar, ai shprehu shpresën se filmi do të ndërgjegjësojë njerëzit për seriozitetin e gjendjes dhe do të nxitë përpjekjet e përbashkëta të koreanojugorëve për ndryshimin e kësaj gjendjeje. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore