2017-06-23 09:58:54 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
"Disa prej miqve të mi britanikë më kanë kërkuar nëse është e mundur të rikthehen pas Brexit dhe nëse mund të imagjinoja një zgjidhje sipas të cilës Britania e Madhe të qëndronte në BE," deklaroi Tusk gjatë një konference për shtyp në Bruksel.
"Unë u thashë atyre se në fakt, Bashkimi Europian është themeluar mbi ëndrra që dukeshin të pamundura për t'u realizuar, atëherë kush e di?", vazhdoi Tusk.
Më pas ai e mbylli fjalën e tij duke rimarrë fjalët e këngës "Imagine" të John Lennon: "Ju mund të thoni se jam një ëndërrimtar, por nuk jam i vetmi".
Negociatat për kushtet e largimit të britanikeve nga BE-ja filluan zyrtarisht të hënën në Bruksel nga dy kryenegociatorët, Michel Barnier për Bashkimin Europian dhe ministri i Brexit, David Davis. (ATSh/Leftion Peristeri)