Autoritetet britanike lajmërojnë masat në ndihmë të të prekurve nga zjarri në Londër

2017-06-23 09:54:54 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet britanike njoftuan marrjen e masave për të ndihmuar familjet e braktisura pas zjarrit masiv që shkrumboi kullën 24-katëshe Grenfell javën e kaluar në Londër.

Zjarri shkatërroi ndërtesën dhe deri tani numërohen të paktën 79 viktima. Të tjerë që mendohet se i shpëtuan tragjedisë por nuk janë regjistruar ende nga autoritetet mendohet se janë emigrantë të paligjshëm.

Pas kësaj tragjedie, qeveria vendosi të krijojë postin e avokatit publik i cili do të veprojë për të ndihmuar familjet e braktisura në çdo fatkeqësi. Ai gjithashtu do t'i informojë viktimat për progresin e hetimit.

Avokati do të sigurojë që gjatë fatkeqësive që përfshijnë disa viktima, asnjë individ ose familje të mos mënjanohet për shkak të procedurave komplekse.

Kryeministrja Theresa May theksoi se të gjitha viktimat që kanë humbur shtëpitë e tyre duhet të strehohen sa më shpejt që të jetë e mundur.

"151 banesa u shkatërruan nga zjarri, shumica e të cilave brenda ndërtesës, por edhe disa aty rrotull. Të gjithë ata që humbën shtëpitë u është ofruar strehim emergjent dhe do t'u ofrohet një banesë e re brenda tre javëve. Deri tani janë identifikuar 164 banesa të përshtatshme të cilat po kontrollohen dhe po bëhen gati për familjet. Në periudhën afatgjatë, të gjithë ata që humbën shtëpitë e tyre do të pajisen me një banesë me të njëjtat kushte me atë që humbën."

Qeveria ka blerë 68 apartamente të sapondërtuara dhe i ka vënë në dispozicion të të shpërngulurve.

Kryeministrja Theresa May u ka bërë thirrje pronarëve të banesave që të dërgojnë për prova kundër zjarrit materialet e përdorura në banesat e tyre. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore