MSCI përfshin aksionet-A të Kinës në Treguesin e Tregjeve të Reja

2017-06-22 17:23:12 CRI Komenti juaj Printoni

Korporata "Morgan Stanley Capital International" (MSCI) njoftoi këtë javë se duke filluar që nga qershori i vitit të ardhshëm, aksionet-A të bursave të Kinës do të përfshihen në Treguesin e Tregjeve të Reja dhe Treguesin e Standardit Bazë Global (ACWI) të MSCI.

Komisioni Rregullator i Letrave me Vlerë i Kinës e vlerëson maksimalisht këtë vendim. Ekspertët shprehen se kjo tregon pohimin e tregut ndërkombëtar për aksionet-A të bursave të Kinës, ndërsa theksojnë se në të ardhmen tregu i kapitaleve i Kinës duhet të forcojë integrimin me tregun ndërkombëtar në fushën e rregullave dhe të sistemit.

Treguesit e MSCI (Morgan Stanley Capital International) është si një erëtregues i investimeve ndërkombëtare.

Aksionet-A të bursave të Kinës janë aksionet e nxjerra në treg në monedhën RMB kompanitë kineze.

Sipas studiuesit të Qendrës Ndërkombëtare të Shkëmbimeve Ekonomike të Kinës, Xu Hongcai, thotë se ky vendim tregon pohimin e tregut ndërkombëtar për aksionet-A të Kinës dhe gjithashtu shënon një arritje historike të integrimit të tregut të kapitalit të Kinës në atë ndërkombëtar.

"Kjo është një ngjarje simbolike, një moment historik, ashtu siç ishte integrimi i monedhës RMB në grupin e monedhave të FMN-së (SDR), është pohim i kualifikimit të Kinës. Kjo tregon se në fushën e administrative të kompanive, të rregullave tregtare, Kina ka arritur në nivelin dhe standardet ndërkombëtare. Në anën tjetër, mund të shohim se aftësia ekonomike e Kinës po forcohet dhe tregu i kapitalit është i ndryshëm nga ai i së kaluarës. Tregu kinez është i domosdoshëm për investitorët ndërkombëtare."

Zëdhënësi i Komisionit Rregullator të Letrave me Vlerë të Kinës, Zhang Xiaojun, u shpreh se përfshirja e aksioneve-A në Indeksin MSCI ishte e paevitueshme për investitorët ndërkombëtarë si dhe njëherësh plotëson kërkesat e tyre. Ky vendim tregon edhe besimin e investitorëve për të ardhmen e ekonomisë kineze dhe për stabilitetin e tregut financiar të Kinës.

Lisa e aksioneve-A të Kinës përfshin mbi 3000 aksione. Indeksi MSCI u shpreh në deklaratën e vet, se në planin fillestar do të përfshihen vetëm 222 aksione, duke zënë 0.73% të Treguesit të Tregjeve të Reja të MSCI-së. Parashikohet se afro 10 miliardë dollarë do të futen në tregun e aksioneve-A. Megjithëse vëllimi nuk është kaq i madh, ky veprim është shumë i rëndësishëm për tregun kinez.

Zëdhënësi u shpreh se tregu i kapitalit i Kinës i mirëpret investitorët e huaj, ndërsa thekson se komisioni do të përmirësojë rregullat e sistemit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore