Pekin, investimi i kompanive në "Një brez, një rrugë" 1.5 mld USD

2017-06-22 20:57:56 CRI Komenti juaj Printoni

Investimet direkte të kompanive të Pekinit në 31 vendet përgjatë "Një brez, një rrugë" arritën në 1.5 miliard dollarë amerikanë nga viti 2013 në 2016-n, sipas Komisionit të Tregtisë të Pekinit të enjten.

Investimet janë bërë kryesisht në shërbimet komerciale, prodhim dhe ndërtim, tha Yan Ligang nga Komisioni.

Vëllimi i tregtisë dypalëshe mes Pekinit dhe vendeve përgjatë "Një brez, një rrugë" në periudhën 2013-2016 arriti në 489 miliardë dollarë amerikanë, duke zënë rreth 30 për qind të vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme gjatë kësaj periudhe.

Pekini ka marrë pjesë aktivisht në ndërtimin e "Një brez, një rrugë", që mund të shndërrohet në një motor të ri për zhvillimin ekonomik të orientuar nga eksporti, tha Yan. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore