NATO-ja organizon manovrën e parë në një zonë kritike të Baltikut

2017-06-20 09:46:45 CRI Komenti juaj Printoni
Anëtarët e NATO-s kanë organizuar manovrën e parë ushtarake të përqendruar në Suwalkit në verilindje të Polonisë, konsideruar si një pikë kritike për sigurinë e aleatëve baltikë, në kuadër të tensioneve me Moskën.

Kjo pjesë e ngushtë e kufirit polako-lituanez shtrihet në 60-100 kilometra mes enklavës ruse shumë të militarizuar të Kaliningradit dhe Bjellorusisë, një aleat i afërt i Kremlinit.

Sipas specialistëve, bëhet fjalë për thembrën e Akilit në krahun lindor të NATO-s pasi pushtimi i mundshëm i saj mund të izolojë tre anëtarët baltikë të Aleancës, Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë.

Presidentja lituaneze, Dalia Grybauskaite nënvizoi se manovra, që konsiston në transferimin e forcave aleate nga Polonia, nëpërmjet kalimit të Suwalkit, jep një mesazh të fortë për kapacitetin dhe angazhimin e NATO-s për të garantuar sigurinë në rajon. Në këto manovra ushtarake merr pjesë dhe një batalion i ushtrisë shqiptare nën drejtim i Kanadasë. (ATSH/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore