Shqipëria përshpejton legalizimin e banesave

2017-06-20 19:51:41 CRI Komenti juaj Printoni

Shqipëria po përshpejton procesin e legalizimit të banesave për të pajisur sa më shumë familje me çertifikata pronësie, njoftuan të martën autoritetet shqiptare.

Procesi i legalizimit të banesave është zgjeruar sidomos në muajt e parë të vitit, me legalizimin e rreth 10 mijë banesave të paligjshme që u pajisën me çertifikatë pronësie në gjashtëmujorin e parë, sipas të dhënave të lëshuara nga Agjencia Shqiptare e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale (ALUIZNI).

Agjencia planifikon të nxjerrë rreth 40 mijë leje banimi deri në fund të vitit 2017.

Statistikat zyrtare tregojnë se janë rreth 450 mijë aplikime për legalizim të pronës, që do të thotë se procesi do të zgjasë. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore