2017-06-20 17:07:06 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Delegacioni i mediave të vendeve të Europës Qendrore e Lindore vizitoi të dielën muzeun e qytetit Shenzhen dhe u njoh me procesin e zhvillimit të kësaj zone të posaçme ekonomike të Kinës.
Pjesë e delegacionit ishte dhe Shqipëria që përfaqësohej nga gazetari i Shekullit, Isuf Kurtaj, i cili shprehu mjaft interes për Shenzhen-in. Pas vizitës, ai u shpreh se zhvillimi i Shenzhen-it ka lidhje të ngushtë me reformën dhe hapjen e Kinës. I gjithë procesi i zhvillimit të këtij qyteti në fakt është një tablo e zhvillimit të vrullshëm të ekonomisë kineze gjatë 3 dekadeve të fundit.
"Nga një fshat i vogël bregdetar, në një metropol modern, transformimi i Shenzhen-it është një magji. Të gjithë thonë që Pekini dhe Shangai janë qytetet simbol të Kinës, por unë mendoj që në Shenzhen mund të njoh të gjithë procesin e reformës dhe hapjes së Kinës gjatë këtyre viteve. Fuqinë e vërtetë të Kinës e ndjen vetëm pasi ke vizituar Shenzhen-in," thotë Kurtaj për CRI Shqip.