Kina prodhuesja e superkompjuterit më të shpejtë në botë

2017-06-19 20:34:54 CRI Komenti juaj Printoni

Kina vijon të kryesojë klasifikimin si prodhuesja e superkompjuterit më të shpejtë në botë.

Superkompjuterët e Kinës "Sunway TaihuLight" dhe "Tianhe-2" janë renditur përkatësisht në vendin e parë dhe të dytë në top listën e 500 superkompjuterëve.

"Sunway TaihuLight" qëndron në vend të parë qysh prej qershorit të kaluar, duke ia zënë vendin "Tianhe-2", që ka qenë superkompjuteri më i shpejtë në botë për tre vitet paraardhëse.

"Sunway TaihuLigh", me një performancë prej 93 petaflopë, u krijua i tëri me procesorë të projektuar dhe prodhuar nga Kina.

Sipas listës së këtij viti, superkompjuteri i prodhuar nga SHBA-ja "Titan" u rendit në vendin e katërt. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore