Arritjet e satelitit të parë të komunikimit kuantik në botë prodhuar nga Kina

2017-06-19 20:33:50 CRI Komenti juaj Printoni

Sateliti i parë i komunikimit kuantik në botë i prodhuar nga Kina synon të sigurojë njohuri për të ashtuquajturën "ndërthurje kuantike", që shumë shkencëtarë e quajnë një ndër dukuritë më të çuditshme në fizikën kuantike.

Ky koncept u nis në fillim nga Albert Einstein dhe vetëm në vitet e fundit hulumtuesit arritën ta aplikojnë në praktikë.

Deri tani, "ndërthurja kuantike" mund të arrijë distancën e rreth 100 kilometrave.

Një grup hulumtuesish nga Kina ka bërë hapa të mëdha në këtë drejtim në dy vitet e fundit.

Shkencëtarët kinezë drejtuan një satelit që lëviz në orbitë dhe dërguan grimcat kuantike në dy stacione në Tokë në distancën mbi 1.2 mijë km.

Kjo tregon se transmetimi kuantik në distancë të madhe është i mundur.

Pan Jianwei është drejtuesi shkencor i projektit.

"Së pari, eksperimenti depërtoi në një largësi që nuk ishte arritur më parë në tokë. Një arritje e dytë është se për herë të parë u bë një veprim në distancë nën parimin e Einstein-it. Prandaj kjo teknikë ka potencial në shumë fusha. Kjo teknikë do të jetë shumë e rëndësishme për krijimin e një rrjeti kuantik dhe për sistemin e komunikimit."

Arritja u realizua me ndihmën e satelitit të parë kuantik, "Micius", lëshuar nga Kina vitin e kaluar, që lëshoi grimca kuantike në dy stacione tokësore, Delingha në provincën Qinghai, si dhe në një stacion në Lijiang të provincës Yunnan.

Revista amerikane "Science" e quajti këtë përparim si një arritje e madhe teknike me aplikime të mundshme praktike, si dhe një hap i rëndësishëm në fushën e shkencës.

Mrekulli
Lajmet Kryesore