Rumani, e majta përgatitet të rrëzojë kryeministrin e saj

2017-06-16 11:11:57 CRI Komenti juaj Printoni
Socialdemokratët në pushtet në Rumani vendosën dje të depozitojnë një mocion mosbesimi kundër kryeministrit, Sorin Grindeanu, që është bërë i padëshiruar sepse nuk është mjaftueshëm i disiplinuar, thonë analistët.

"Shpresoja se nuk do të arrinim në këtë pikë dhe se Grindeanu do të respektonte rregullat e demokracisë dhe do të dorëhiqej," deklaroi kryetari i Partisë Socialdemokrate, Liviu Dragnea.

Sipas atij, mocioni do të depozitohet në Parlament të hënën dhe do t'i nënshtrohet votimit të mërkurën.

Koalicioni i majtë përfshin edhe parti të vogla si ALDE si dhe të zgjedhur nga minoritetet kombëtare që ka krijuar në parlament një maxhorancë të fortë, sipas vëzhguesve.

Mrekulli
Lajmet Kryesore