Pekin, gazetarë nga Europa Q. L. vizitojnë CRI-në

2017-06-15 17:12:48 CRI Komenti juaj Printoni

Gazetarë dhe përfaqësues mediash nga vendet e Europës Qendrore e Lindore, si Shqipëria, Hungaria, Letonia dhe Serbia, vizituan të mërkurën pasdite Radion e Jashtme të Kinës, ku u pritën në një takim zv./kryeredaktorja Li Ping.

2017-a është shpallur si viti i mediave Kinë-Europa Qendrore e Lindore, me qëllim thellimin e bashkëpunimit mes të dy palëve.

Zv./kryeredaktorja Li u shpreh se nën kornizën e bashkëpunimit të mediave "16+1", CRI-ja ka krijuar lidhje bashkëpunimi me mediat të Rumanisë, Bulgarisë, Polonisë dhe Shqipëri me qëllim shpërndarjen e programeve, prodhimin e përbashkët dhe lidhjet në internet.

"CRI-ja do të thellojë me tej bashkëpunim me mediat e vendeve të Europës Qendrore e Lindore, duke shfrytëzuar epërsisë e saj gjuhësore dhe si platformën mediatike. Do të punojmë për të shtuar njohjen e ndërsjellë, miqësinë tradicionale dhe për të kontribuar në bashkëpunim midis Kinës dhe këtij rajonit të Europës."

Grupi i gazetarëve i ftuar nga Sekretariati i Bashkëpunimit Kinë-EQL dhe CRI-ja, do të vizitojnë 12 deri më 20 qershor Pekinin, Shangain dhe Shenzhen-in. (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore