Wang Yi: Vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Kinës e Panamasë përputhet me prirjen historike

2017-06-14 09:48:57 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi u shpreh të martën në Pekin se vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Kinës e Panamasë përputhet me prirjen historike dhe vullnetin e dy popujve, si një zgjedhje e domosdoshme. Kina dëshiron të bëhet partner besnik i bashkëpunimit me Panamanë në procesin e zhvillimit, tha Wang.

Të martën paradite, Wang Yi dhe zv-presidentja, njëherësh ministre e jashtme e Panamasë, Isabel de Saint Malo de Alvarado nënshkruan në Pekin "Komunikatën e Përbashkët të Republikës Popullore të Kinës dhe të Republikës së Panamasë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike". Që nga kjo ditë, qeveria e Panamasë ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Tajvanin, duke vendosur zyrtarisht marrëdhënie diplomatike me Kinën.

Sipas ministrit të Jashtëm Wang Yi, vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve nuk është një befasi, sepse para shumë vjetëve, Panamaja ka shprehur dëshirën për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kinën. Vitet e fundit, kjo dëshirë është bërë më e fortë dhe bisedimet midis dy palëve kanë qenë të mbara, tha kreu i diplomacisë kineze.

"Qeveria e Panamasë nuk shfaqi asnjë hezitim, nuk paraqiti asnjë kusht paraprak, sepse midis nesh nuk ekziston i ashtuquajturi transaksion. Presidenti dhe ministrja e Jashtëm e Panamasë u shprehën qartë se vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Kinën është vendim politik i Panamasë dhe një zgjedhje strategjike në favor të zhvillimit shtetëror dhe të lumturisë së popullit. Kina vlerëson vendimin e qeverisë panameze dhe dëshiron që në të ardhmen të ketë marrëdhënie miqësore me të", u shpreh ministri i jashtëm i Kinës. (Fani/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore