Sistemi BeiDou i Kinës do të mbulojë vendet e "Një brez, një rrugë" brenda 2018-s

2017-06-14 19:58:26 CRI Komenti juaj Printoni
Projektuesit e sistemit satelitor kinez të pozicionimit BeiDou janë duke u përgatitur për të hedhur hapin e radhës, duke e kthyer sistemin rajonal, në një rrjet më të madh e global.

Sistemi Satelitor i Pozicionimit BeiDou, është i katërti në botë pas atij GPS të ndërtuar nga Shtetet e Bashkuara, sistemit GLONASS të Rusisë dhe sistemit Galileo të zhvilluar nga Bashkimi Europian.

Me saktësinë e tij që arrin nivelet centimetër, sistemi mund të ofrojë shërbime të sakta pozicionimi për ndërtimin urban, pasi ai do të jetë në gjendje të ndihmojë në vendosjen e saktë të linjave nëntokësore dhe të energjisë, së bashku me lidhjet e tjera të nevojshme për ndërtesat moderne.

Miao Qianjun është sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Sistemit Global të Pozicionimit të Kinës.

"Rrjeti Kombëtar i Shërbimeve Precize BeiDou deri tani mbulon 317 qytete anembanë vendit dhe mund të ofrojë informacion të saktë mbi vendndodhjen. Informacion të saktë kohor dhe shërbim komunikimi me mesazhe të shkurtra në pothuajse të gjitha fushat e aplikimit."

Projektuesit e rrjetit kinez janë duke u përpjekur për t'a bërë Beidou-n, një rrjet global.

Ran Chengqi, është drejtor i Zyrës së Menaxhimit të Sistemit Satelitor të Pozicionimit të Kinës.

"Muajin e ardhshëm ne do të fillojmë zyrtarisht lidhjen në rrjet të sistemit dhe fillimin e punës për BeiDou-3, i cili do të ofrojë mbulim global. Ndërkohë, në mes të korrikut do të nisin në një raketë dy satelitë. Deri në fillim të vitit tjetër do të kemi lëshuar në orbitë 18 satelitë të rinj."

Së pari kata satelitë të rinj do t'i mundësojnë sistemit Beidou të fillojë nga viti i ardhshëm ofrimin e shërbimeve për konsumatorët në vendet e nismës "Një brez, një Rrugë".

Deri tani fabrikave që prodhojë telefona celularë dhe sisteme të tjera të cilat mund të përdorin teknologjinë e pozicionimit, u janë shitur mbi 30 milionë chip-e.

Që nga viti 2012, Beidou ka ofruar shërbime të pozicionimit, kohës dhe mesazheve të shkurtra me tekst në të gjithë rajonin e Azisë dhe të Paqësorit. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore