2017-06-14 19:21:54 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kina i bëri thirrje komunitetit industrial për të punuar së bashku për të nxitur krijimin e një standardi unik ndërkombëtar të teknologjisë 5G. Thirrja erdhi gjatë Samitit IMT-2020 (5G) që u zhvillua në Pekin.
Javën e kaluar, Kina filloi konsultimet publike rreth brezit të frekuencave 5G. Vendi ka shënuar një përparim të madh në grupet e frekuencave të cilat janë çelësi për zhvillimin e teknologjisë së transmetimit 5G.
Xi Guohua është kryetar i komitetit të konsultimeve të Shoqatës së Standardit të Komunikimeve të Kinës.
"Burimet e frekuencave janë parakushti për zhvillimin e komunikimit në lëvizje (mobile). Duhet të shtojmë komunikimin midis rajoneve, vendeve dhe industrive dhe të mbështesim platformën ndërkombëtare për standardet, për të forcuar koordinimin dhe për të punuar për më shumë banda të bashkuara ndërkombëtare të frekuencave për rrjetin 5G."
Shoqata e Standardit të Komunikimeve të Kinës ka përpunuar raporte mbi teknologjitë kryesore, bandat e frekuencave dhe sigurinë e rrjetit 5G.
Ajo gjithashtu ka kontribuar për standardizimin ndërkombëtar. Shoqata ka qenë në kontakt me vendet europiane, Shtetet e Bashkuara, Japoninë dhe Korenë e Jugut në lidhje me shkëmbimet e informacionit. (Leftion Peristeri)