BE-ja nxit Maqedoninë të përparojë në drejtimin euro-atlantik

2017-06-09 09:54:53 CRI Komenti juaj Printoni

Këshilli Europian dhe Komisioni afirmuan të enjten angazhimin e tyre për të vazhduar mbështetjen e Maqedonisë për kryerjen e reformave dhe projekteve të drejtuara nga BE-ja, njoftoi kabineti i kryeministrit maqedonas.

Në një letër dërguar kryeministrit të ri maqedonas Zoran Zaev, Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk dhe Presidenti i Komisionit Europian Jean Claude Juncker theksojnë se presin që të punojnë me qeverinë e re për integrimin euro-atlantik të vendit.

Ata vunë në dukje se formimi i qeverisë së re i ofroi Maqedonisë mundësinë për të lëvizur përtej konfliktit politik që e ka mbajtur vendin të bllokuar për shumë kohë.

Më tutje, Tusk dhe Juncker u bënë thirrje për angazhim të vazhdueshëm për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Przino-s dhe zbatimin e përparësive urgjente të reformave. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore