Filloi punën linja hekurudhore SGR nga Mombasa në Nairobi

2017-06-01 11:52:46 CRI Komenti juaj Printoni

Filloi punën të mërkurën linja hekurudhore nga porti i Mombasa-s për në kryeqytetin e Kenias, Nairobi. E ndërtuar nga Kina, hekurudha përbën projektin më i madh infrastrukturor të kontinentit. Në emër të presidentit kinez Xi Jinping, për përurimin e linjës ishte i pranishëm i dërguari i posaçëm, komisioneri i shtetit Wang Yong.

Në fjalimin Wang tha se hekurudha Mombasa-Nairobi është një nga të arritjet e para të nismës së Kinës "Një Brez, Një Rrugë" dhe rezultat i forumit të bashkëpunimit të Johannesburgut.

"Ky është një projekt simbolik i bashkëpunimit midis Kinës dhe Afrikës," tha zyrtari kinez.

Ndërtimi i hekurudhës Mombasa-Nairobi është e rëndësishëm për nxitjen e zhvillimit të Kenias, shpejtimin e procesit të industrializimit dhe për përparimin e nismës "Një Brez, Një Rrugë" në Afrikë.

Presidenti i Kenias, Uhuru Kenyatta, falënderoi presidentin Xi, qeverinë dhe popullin e Kinës, ndërsa u shpreh në fjalimin e tij se hekurudha Mombasa-Nairobi do të thellojnë marrëdhëniet e partneritetit të bashkëpunimit të gjithanshëm strategjik midis të dy vendeve. (Zhan Dian/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore