CRI, dokumentar për investimet kineze në Shqipëri

2017-06-01 11:51:31 CRI Komenti juaj Printoni

Më 31 maji një grup me gjashtë gazetarë nga Radio e Jashtme e Kinës u nis për në Shqipëri për të realizuar një dokumentar mbi investimet e ndërmarrjeve kineze dhe bashkëpunimin në shumë fusha midis Shqipërisë dhe Kinës.

Vitet e fundit, pas prezantimit të nismës së bashkëpunimit ndërkombëtar, "Një brez, një rrugë", shumë ndërmarrje kineze investuan jashtë vendit duke ndihmuar për zhvillimin ekonomik të vendeve që përfshihen në nismën e Kinës.

Në vitin 2016 pas blerjes së të drejtave ekskluzive të menaxhimit të aeroportit ndërkombëtar "Nënë Tereza" nga korporata kineze "Everbright", Kina u bë një nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë të Shqipërisë si dhe një vend kryesor burimi i investimeve të huaja direkte.

Sipas projektit, gazetarët do të realizojnë intervista me përfaqësuesit e kompanive kineze, punonjësit e tyre dhe institucioneve qeveritare, me qëllim që t'i shfaqin publikut bashkëpunimin ekonomik midis Kinës dhe Shqipërisë.

Transmetimi do të kryhet në platformën multimediale të Radios së Jashtme të Kinës, që përveç valëve të radios në FM 106 MHz në Tiranë dhe Durrës, përmban edhe uebsajtin albanian.cri.cn, rrjete shoqërore Wechat, Facebook dhe Twitter, por gjithashtu edhe në mediat kineze.

Ky aktivitet bëhet nën kujdesin e përbashkët ATSH-CRI. Agjencia Telegrafike Shqiptare është partneri zyrtar i bashkëpunimit me CRI-në. Muajin e kaluar ATSH-ja dhe CRI-a nënshkruan në Pekin marrëveshjen e bashkëpunimit mediatik.

Mrekulli
Lajmet Kryesore