Diplomatë nga Europa Q. e L. vizitojnë Weinan-i i ri

2017-05-25 16:54:29 CRI Komenti juaj Printoni

Pas zhvillimit të Forumit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar "Një brez, një rrugë," diplomatë nga vende të Europës Qendrore e Lindore po vizitojnë qytetet e Rrugës së Mëndafshit. Ata janë ndalur tani Weinan të provincës Shaanxi të Kinës, në pikënisjen e Rrugës së Mëndafshit.

Qyteti Weinan që ndodhet pranë kryeqendrës së provincës, Xi-an-it, njihet si "rrënja e Kinës" për shkak të burmimeve natyrore dhe kulturore. Tani po ndërtohet Weinan-i i ri, si një zonë e re industriale dhe si një zonë pilot për zhvillimin e bujqësisë moderne.

Pjesa turistike dhe kulturore e Weinan-it, Guanzhong-u, së bashku me qendrën e qytetit dhe Lumin e Verdhë, formojnë një trekëndësh. Gjatë këtij udhëtimi, diplomatët do të ngjiten në malet Huanshan për të shijuar bukurinë e tyre dhe të ujërave që rrjedhin aty.

Ky rajon industrial i Kinës ka kryqëzuar traditën me modën, ndaj vizitorët, përveç bukurive natyrore do të vizitojnë një fabrikë së shtypjes tredimensionale dhe linjat e montimit të automjeteve me energji të përtëritshme.

Udhëtimi i diplomatëve nga vendet e Europës Qendrore e Lindore organizohet nga autoritetet vendore të provincës Shaanxi dhe nga Radio e Jashtme e Kinës. Marrin pjesë ambasadorët e Shqipërisë, Çekisë, Polonisë, Serbisë, Moldavisë, Maqedonisë etj. Ata shoqërohen nga një grup i madh gazetarësh të mediave kineze. (Du/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore