Pekini: Rezistenca e Tajvanit për t'u ribashkuar s'ka vlerë

2017-05-25 20:23:42 CRI Komenti juaj Printoni

Përpjekja e administratës së rajonit të Tajvanit për t'i rezistuar ribashkimit duke përdorur forcën nuk do të vlejë për asgjë, tha të enjten zëdhënësi i Zyrës për Çështjet e Tajvanit e Këshillit të Shtetit, An Fengshan.

Administrata e Partisë Progresive Demokratike duhet të heqë dorë nga qëndrimi dhe mentaliteti i saj antagonist i "pavarësisë së Tajvanit", tha An Fengshan gjatë një konference shtypi.

"Zhvillimi paqësor i marrëdhënieve mes dy brigjeve të Ngushticës mund të mbahet vetëm vetëm duke njohur bazën e përbashkët politike të Konsensusit të vitit 1992"

An i bëri komentet kur u pyet mbi manovrën ushtarake në ishullin e Tajvanit, manovër që nxiti debate. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore