Franca do të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme deri në 1 nëntor

2017-05-25 10:25:32 CRI Komenti juaj Printoni

Dy ditë pas sulmit terrorist në Manchester të Britanisë, presidenti francez Emmanuel Macron i paraqiti parlamentit kërkesën për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri në 1 nëntor.

Sipas një njoftimi të presidencës, Macron-i e mori vendimin gjatë takimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Komitetit të Sigurimit të Shtetit. Ndërkohë, ai i kërkoi qeverisë të japë sugjerime për përballimin e kërcënimeve që paraqesin sulmet terroriste.

Pas sulmit terrorist në Paris më 13 nëntor të vitit 2015, ish-presidenti Fraçois Hollande shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Por për shkak të gjendjes së paqëndrueshme afati i përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme u shty disa herë. Dhjetorin e kaluar, parlamenti pranoi kërkesën për zgjatjen e afatit të gjendjes së jashtëzakonshme deri në mesin e korrikut të të këtij viti. (Fang Xiaoyu/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore