Kina parashtron linjën e zgjidhjes së krizës në gadishullin Korean

2017-05-25 10:35:50 CRI Komenti juaj Printoni

Pekini ka parashtruar linjën e tij për trajtimin e problemit bërthamor të gadishullit Korean. Ministri i Jashtëm Wang Yi tha të mërkurën se zgjidhja duhet të niset nga gjendja e përgjithshme, të jetë elastike dhe pragmatike.

Wang i bëri komentet kur doli para gazetarëve në krah të ministrit të Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel. Ai theksoi se gjendja në gadishullin Korean është e brishtë, ndërsa garantoi se Kina kërkon çarmatimin bërthamor.

"Kina e kundërshton me vendosmëri zhvillimin e programit bërthamor dhe raketor nga Koreja e Veriut dhe së bashku me vendet e tjera bën thirrje për zbatimin e përpiktë të rezolutave të Këshillit të Sigurimit. Së dyti, duhet të nisemi nga gjendja e përgjithshme, paqja dhe stabiliteti i gadishullit Korean. Së treti, duhet të jemi elastikë dhe pragmatikë. Palët e ndryshme duhet të kapin të gjitha rastet që i shërbejnë rifillimit të dialogut dhe futjes në orbitën e drejtë të zgjidhjes së problemit bërthamor të gadishullit Korean," tha Wang. (Du/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore