Kina kundërshton uljen e vlerësimit nga Moody's

2017-05-25 10:34:12 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Financave e Kinës e kundërshtoi dhe e quajti të papërshtatshëm vendimin e agjencisë ndërkombëtare Moody's për të rivlerësuar normat që lidhen me monedhën kineze.

Moody's njoftoi uljen me një shkallë të vlerësimit afatgjatë për emetuesit e monedhës vendase dhe atyre huaj, duke i klasifikuar në nivelin "rrezik i ulët" nga "rrezik shumë i ulët" që ishte më parë. Gjithashtu agjencia ndryshoi edhe parashikimin, nga "i qëndrueshëm" në "negativ".

Faktor kryesor për rivlerësimin dhe uljen, Moody's ka përmendur borxhin në rritje.

Ministria kineze e Financave tha rivlerësimi i bërë nuk është i përshtatshëm. Sipas saj, Moody's, ka mbivlerësuar vështirësitë me të cilat po përballet vendi dhe po nënvlerëson reformën industriale dhe fuqinë financiare të Pekinit. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore