Francë: Macron kërkon zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme

2017-05-24 19:56:55 xinhua Komenti juaj Printoni

Presidenti francez Emmanuel Macron ka kërkuar zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme për tre muaj të tjerë, si pjesë e planit të qeverisë për të luftuar terrorizmin. Lajmi u bë i ditur të mërkurën nga Presidenca franceze.

Pas një mbledhjeje të sigurisë, kreu i shtetit i Francës u shpreh se qeveria do t'i kërkojë parlamentit zgjatjen e gjendjes së tanishme të emergjencës, që mbaron në fund të korrikut të sivjetshëm.

Ish-presidenti François Hollande e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në nëntor të vitit 2015, pas një sërë sulmesh terroriste në Paris.

Deri tani, gjendja e jashtëzakonshme është zgjatur pesë herë radhazi. Sipas rregullave të saj, policia dhe personeli i sigurisë mund të arrestojnë të dyshuarit në shtëpitë e tyre dhe të bëjnë kërkim pa urdhër nga gjykata. (Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore