Kina kundërshton provën e raketës balistike nga Koreja e Veriut

2017-05-23 10:41:06 CRI Komenti juaj Printoni

Kina kundërshton lëshimin e raketës balistike nga Koreja e Veriut, një veprim që shkel rezolutat e Këshillit të Sigurimit. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Hua Chunying u bëri thirrje palëve të hënën të tregohen gjakftohtë dhe të përmbajtur për të zgjidhur problemin bërthamor të gadishullit Korean dhe rikthimin në shinat e dialogut.

Koreja e Veriut zhvilloi provën e tete lëshimit të raketës balistike gjatë këtij viti. Këtë herë u provua raketa "Pukguksong-2", me rreze të mesme e të gjatë veprimi.

"Jemi në dijeni të këtyre veprimeve. Qëndrimi i palës kineze për këtë problem mbetet i pandryshuar dhe i qartë. Këshilli i Sigurimit ka përcaktime të qarta për lëshimin e raketave balistike nga Koreja e Veriut. Kina kundërshton lëshimin e raketës dhe çdo shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit. Gjendja e tanishme në gadishullin Korean mbetet e brishtë. U bëjmë thirrje edhe një herë palëve të tregohen gjakftohtë dhe të përmbajtur, të shmangin provokimet dhe acarimin e mëtejshëm të tensionit dhe të kthehen në orbitën e drejtë të konsultimeve dhe dialogut." (Wang Lei/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore