Rrjeti i shpërndarjes i Alibaba-it do të ndërtojë 1 milion makina smart

2017-05-23 09:50:52 CRI Komenti juaj Printoni

Gjiganti i internetit i Kinës, Alibaba, dhe krahu i dërgesave i grupit, Rrjeti Cainiao, do të bashkëpunojnë për të prodhuar rreth 1 milion automjete inteligjente nëpërmjet teknologjisë së përparuar të internetit.

Kompania tha se një sistem kompjuterik i përparuar do të analizojë në çast porositë dhe do të hartojë rrugën më efikase për ta dërguar. Kjo mënyrë dërgese do të ulë kostot dhe konsumin e energjisë.

Së pari plani është provuar në dy qytete të Kinës në muajin prill. Gajt provës, automjetet inteligjente kryen udhëtime 30 për qind më të shkurtra dhe shpenzuan 20 për qind më pak.

Rrjeti Cainiao ka lajmëruar gjithashtu një ndihmë financiare prej 50 miliardë juan për zhvillimin e logjistikës. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore