Hollësi nga marrëveshja Rama-Basha, zgjedhjet mbahen më 25 qershor

2017-05-19 11:06:54 CRI Komenti juaj Printoni
Dy partitë më të madha politike të Shqipërisë zbardhën marrëveshjen e plotë të arritur mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha.

Palët konfirmojnë vullnetin e tyre për dialog të drejtpërdrejtë si shprehje e domosdoshmërisë për një nivel të ri të dialogut politik në vend. Në këtë kuadër, palët angazhohen për institucionalizimin e dialogut mes kryetarit të mazhorancës dhe kryetarit të opozitës.

Angazhimi i palëve për zgjedhje me standarde demokratike do të jetë pjesë thelbësore e kontributit të përbashkët dhe të vazhdueshëm të palëve në kuadër të çeljes së negociatave dhe përparimit të vendit në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Marrëveshja nis me zgjedhjet, ku partitë i sugjerojnë Presidentit të Republikës që të dekretojë datën e re të zgjedhjeve, më 25 qershor. Do të nisë regjistrimi i menjëhershëm i partive politike të opozitës dhe regjistrimi i listave shumëemërore të partive të opozitës brenda datës 26 maj 2017. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore