Kina mirëpret pjesëmarrjen e Amerikës Latine në "Një brez, një rrugë"

2017-05-19 10:48:14 CRI Komenti juaj Printoni

Kina mirëpret pjesëmarrjen e vendeve të Amerikës Latine në bashkëpunimin ndërkombëtar për "Një brez, një rrugë", me qëllim që sa më shumë vende e rajone të përfitojnë nga kjo nismë, për të nxitur zhvillimin dhe qëndrueshmërinë botërore, u shpreh zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Hua Chunying.

Duke folur të enjten në një konferencë të rregullt shtypi në Pekin, Hua tha se presidentët e Kilit dhe të Argjentinës, si edhe 20 zyrtarë të lartë të vendeve të Amerikës Latine dhe Karaibeve morën pjesë në Forumin për Bashkëpunimin Ndërkombëtar për "Një brez, një rrugë" të zhvilluar pak ditë më parë në Pekin. Përfaqësuesit e Amerikës Latine shprehën gatishmërinë për nxitjen e integrimit të strategjive të zhvillimit të vendeve të tyre me nismën "Një brez, një rrugë".

Zëdhënësja e diplomacisë kineze u shpreh gjithashtu se vendet e Amerikës Latine dhe të Karaibeve janë në përgjithësi vende në zhvillim dhe ekonomi të reja, të cilat janë partnere të rëndësishme bashkëpunimi të Kinës. Nisma "Një brez, një rrugë" është një platformë e hapur e gjithpërfshirëse, ku të gjitha vendet e rajonet pjesëmarrëse janë të barabarta, duke qenë njëkohësisht kontribuese dhe përfituese, vuri në dukje Hua Chunying. (Xu Guang/Artan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore