2017-05-18 09:55:31 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
"Beijing Unicom", degë e operatorit të telefonisë së lëvizshme "China Unicom", ka njoftuar planet për uljen e tarifave për shërbimin roaming në disa vende e rajone përgjatë "Një brez, një rrugë".
Duke filluar nga shtatori, tarifat për shërbimin roaming për thirrjet ndërkombëtare me celular nga përdoruesit në Pekin do të ulen mesatarisht me 52 për qind në 17 vende dhe rajone, si Rusi, Serbi dhe Armeni.
Në 19 vende dhe rajone të tjera, duke përfshirë Mianmarin, Iranin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, tarifat roaming do të pakësohen mesatarisht me 75 për qind.
E mërkura ishte Dita Botërore e Shoqërisë së Telekomunikacionit dhe Informacionit.
Operatori tjetër "China Mobile" ka njoftuar tashmë uljen e tarifave për shërbimin roaming në 64 vende përgjatë "Një brez, një rrugë".