Rezultatet e zbatimit të nismës "Një brez, një rrugë"  

2017-05-16 20:19:12 xinhua Komenti juaj Printoni

Gjatë dy ditëve të Forumit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar "Një brez, një rrugë" që u mbyll të hënën në Pekin, u paraqit një listë me 270 dokumente të nënshkruar si rezultatet i zbatimit trevjeçar të nismës kineze. Dokumentet konkretizojnë bashkëpunimin e vendeve pjesëmarrëse me Kinën në fushën politike, tregtare, financiare, të ndërlidhshmërisë infrastrukturore dhe të shkëmbimeve njerëzore.

Për komunikimin politik, qeveria kineze nënshkroi memorandume me 11 vende, një sërë dokumentesh bashkëpunimi me shumë organizata, si Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Organizatën Botërore të Pronësisë Intelektuale, me Interpolin, etj. Kina premtoi gjithashtu thellimin e bashkëpunimit me vende europiane, duke përfshirë Shqipërinë, Greqinë, Hungarinë, Çekinë etj., që kanë shprehur vullnetin për t'ju bashkuar nismës "Një brez, një rrugë".

Zv./kryeekonomist i Qendrës së Shkëmbimeve Ekonomike Ndërkombëtare të Kinës, Xu Hongcai tregon se sa gjithëpërfshirëse është nisma e propozuar.

"Integrimi i nismës kineze me strategji zhvillimi të vendeve të tjera tregon se korniza e bashkëpunimit 'Një brez, një rrugë' është gjithëpërfshirëse, e cila nuk synon të hedhë poshtë mekanizmat aktuale, por mund të arrijë rezultatet e dëshiruar në nivele më të lartë".

Në lidhje me ndërlidhsmërinë infrastrukturore, Kina nënshkroi gjatë forumit memorandume dhe dokumente bashkëpunimi me mbi 20 vende në Europë, Azi dhe Afrikë si dhe me organizata botërore për ndërtimin e hekurudhave, hidrocentraleve, hulumtimet shkencore të mjedisit oqeanik, shfrytëzimin paqësor të energjisë bërthamore, hapjen e linjave të reja hekurudhore Kinë-Europë, etj.

Lidhur me lehtësimin e tregtisë, qeveria kineze nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi ekonomik tregtar me 30 vende, në fushën e kapaciteteve prodhuese, standardizimin e praktikave doganore, logjistikës, financave, etj.

Kurse, për mbështetjen financiare, Kina premtoi qindra miliardë juanë ndihmë në kapital gjatë zbatimit të nismës "Një brez, një rrugë".

Ministria e Financave e Kinës ka nënshkruar memorandume me institucione financiare rajonale si me Bankën Aziatike të Zhvillimit, Bankën Aziatike të Investimeve Infrastrukturore, Bankën Kombëtare të Zhvillimit, Bankën Botërore etj., me qëllim shtimin e fondeve dhe bashkëpunimit brenda kornizës së nismës.

Për forcimin e shkëmbimeve njerëzore, Kina do të rrisë ndihmat ndaj vendeve në zhvillim të përfshira në nismën "Një brez, një rrugë" deri në 60 miliardë juan në 3 vjetët e ardhshëm.

Përveç këtyre, Kina ka firmosur edhe dokumente me shumë vende e organizata botërore për bashkëpunimin në fushën kulturore, arsimore, risive shkencore, shëndetësisë, turizimit, mediave dhe të think tank-ëve. (Zhang Yan/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore